Kiracovski: Zgjedhjet kaluan në mënyrë shumë demokratike
maqedonia
Kiracovski: Zgjedhjet kaluan në mënyrë shumë demokratike

Kiracovski: Zgjedhjet kaluan në mënyrë shumë demokratike

Shkup, 21 prill – Shefi i shtabit qendror të LSDM-së njëherit edhe sekretar gjeneral Aleksandar Kiracovski në konferencën e mbajtur për shtyp para pak minutash ka elaboruar gjithë procesin zgjedhor sot të mbajtur në vend duke thënë se ka pasur një proces shumë demokratik si në vendet skandinave e që pret që edhe në fushatën e rrethit të dytë të vazhdojë në të njejtën mënyrë.

“Dita e votuesve ka kaluar sot në mënyrë demokratike dhe mbajtëm rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale që i takon një vendi të ardhëshëm të NATO-s, të drejtën e kanë shfrytëzuar në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe treguan përgjegjshmëri para shtetit, atmosfera positive si e kampanjës vazhdoi edhe sot në gjithë vendin, RMV realizoi zgjedhje fer dhe demokratike, institucionet mundësuan që zgjedhjet të kalojnë shumë në rregull që si vend ka shumë rëndësi dhe falenderoj gjithë qytetarët që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të pasur një proces të suksesshëm e presim që në rrethin e parë të shpallet fitues kandidati jonë Stevo Pendarovski, pres që të vazhdojmë dhe në kampanjën e rrethi të dytë ashtu sin a takon të zgjedhim president të shtetit në zgjedhje demokratike të zgjedhim president që na dërgon përpara”, ka thënë kështu Kiracovski.

© ZHURNAL 21.04.2019, 19:27 | T.E. | 773 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."