Spasovski: Janë regjistruar katër raste të fotografimit të flet-votimit
maqedonia
Spasovski: Janë regjistruar katër raste të fotografimit të flet-votimit

Spasovski: Janë regjistruar katër raste të fotografimit të flet-votimit

Shkup, 21 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një dalje para gazetarëve menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit njoftoi se zgjedhjet e sotme kanë qenë zgjedhjet më të qeta të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë. Sipas tij këto zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e fundit, ato lokale të para dy viteve, ka pasur 5 herë më pak incidente. Sipas Spasovskit, në këto zgjedhje  Maqedonia e Veriut i tregoi botës se është në gjendje të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Institucionet treguan se mund të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike siç i ka hije një shteti që së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe është në rrugë drejtë Bashkimit Evropian. Në këto zgjedhje anë regjistruar vetëm katër raste të fotografimit të votave dhe një rast tjetër ku një person shpërndante materiale propagandistike në qendrat e votimit”, tha Oliver Spasovski.

© ZHURNAL 21.04.2019, 19:42 | Xh.I. | 798 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."