Ademi: Procesi zgjedhor shumë demokratik
maqedonia
Ademi: Procesi zgjedhor shumë demokratik

Ademi: Procesi zgjedhor shumë demokratik

Tetovë, 21 prill – Para pak minutave press konferencë ka mbajtur zëdhënësi i shtabit qendrorë për zgjedhjet presidenciale tek BDI, Arbër Ademi i cili në konferencën e parë pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë se procesi është zhvilluar në mënyrë demokratike dhe se në konferencat e rradhës do të informojnë në lidhje me rezultatet e procesit zgjedhor.

“Falenderojmë të gjithë përkrahësit që kanë mbështetur koncensualitetin dhe kanë mbajtur një proces shumë të qetë dhe demokratik në mbarë vendin. Procesi ka përfunduar, vendvotimet janë mbyllur dhe ka nisur numërimi i votive në gjithë vendin, në paraqitjet e ardhëshme do ju informojmë në lidhje me rezultatin zgjedhor”, kështu është shprehur zëdhënësi i shtabit qendror për zgjedhjet presidenciale pranë BDI-së, Arbër Ademi.

© ZHURNAL 21.04.2019, 20:12 | T.E. | 2,224 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."