Mediat botërore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
maqedonia
Mediat botërore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Mediat botërore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 prill - “Maqedonia e Veriut zgjedh president pas marrëveshjes për ndryshimin e emrit”, është titulli i artikullit të DW, në të cilin informon për zgjedhjet presidenciale në vend. Në tekst theksohet se tre kandidatët për president janë pro BE-së dhe pro NATO-s, por megjithatë në fokusin e fushatës ishte marrëveshja me Greqinë me të cilën u zgjidh kontesti shumëvjeçar. DW thekson se Marrëveshja i hap dyert drejtë BE-së dhe NATO-s, megjithatë popullata është e ndarë rreth kësaj çështjeje të ndjeshme.

Gazeta amerikane “Uashington Post” shkuan se shteti e zgjedh presidentin e parë të Maqedonisë së Veriut. Gazeta thekson se tre profesorë universitarë garojnë për funksionin i cili është gati se ceremonial.

“Votuesit në Maqedoninë së Veriut kishin edhe një mundësi që të japin mendimin për emrin e ri të shtetit, përmes votimit në zgjedhjet presidenciale, që vlerësohet si test kyç për qeverinë e qendrës së majtë e cila negocionte për ndryshim të emrit me qëllim që t’i vihet fund kontestit të disa dekadave me Greqinë fqinje”, informon Asoshijeted Pres.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhje në të cilat dominon tema për ndryshimin e emrit”, është titulli nën të cilin Rojters informon për zgjedhjet presidenciale në vend. Në tekstin Rojters, gjithashtu, e thekson ndarjen në opinion në lidhje me ndryshimin e emrit dhe se kjo do të reflektojë në rezultatet zgjedhore, duke publikuar edhe anketat e fundit për kandidatët presidencialë. Rojters, duke iu referuar analistëve, publikoi se është e mundur jehonë e vogël “për shkak të zhgënjimit te votuesit nga Qeveria në lidhje me tërheqjen e investimeve të huaja dhe papunësinë e madhe”.

“Ndryshimi i emrit në zemrën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut” është titulli i tekstit me të cilin Fokus njuz informon për zgjedhjet. Në të ata tregojnë një histori të shkurtër për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe ka të bëjë me presidentin në largim Gjorgi Ivanov, duke përkujtuar se ai “tentoi që ta pengojë ose anulojë marrëveshjen me Greqinë”.

“Paramendoni fushatë zgjedhore mes kandidatëve të cilët nuk janë politikanë. Maqedonia mundet”, publikon Radio Evropa e Lirë nën titullin “Vetëm profesorë universitarë kur është në pyetje votimi në Maqedoninë e Veriut”. Në të citohet edhe profesori Florian Biber nga Universiteti Grac , i cili vlerëson se “shqetësimi kryesor është se jehona do të jetë problem, duke pasur parasysh jehonën e nevojshme që zgjedhjet të jenë të vlefshme”.

“Drojë nga jehona e dobët në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut”, është  titulli i Frans pres.

“Votuesit në Maqedoninë e Veriut sot zgjedhin president të ri në zgjidhjet e para në vend pasi e ndryshoi emrin, por ekziston frikë se nuk ka mjaftueshëm njerëz që do të dalin që t’i bëjnë zgjedhjet të vlefshme”, shkruan AFP.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njofton për zgjedhjet, me theks në ndryshimin e emrit dhe frikën nga jehona e vogël.

“Marrëveshja për emrin thellë i polarizon maqedonasit. Shumë janë të ndarë  nga inati që duhet ta ndryshojnë emrin e vendit të tyre dhe dëshirës për hyrje në NATO dhe BE, kështu që një shkallë e lartë e abstenimit është e mundur. Kështu ishte rasti në referendumin për ndryshimin e emrit në shtator, kur nuk ishte arritur pragu i nevojshëm prej 50 për qind: Jehona atëherë ishte vetëm 37 për qind”, përkujton DPA.

© ZHURNAL 21.04.2019, 20:19 | T.E. | 7,287 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."