Linjë e hapur telefonike tek Avokati i Popullit për paraqitje të shkeljes të së drejtës së votimit
maqedonia
Linjë e hapur telefonike tek Avokati i Popullit për paraqitje të shkeljes të së drejtës së votimit

Linjë e hapur telefonike tek Avokati i Popullit për paraqitje të shkeljes të së drejtës së votimit

Shkup, 21 prill - Qytetarët sot në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të Zgjedhjeve presidenciale 2019  dhe zgjedhjeve të parakohshme  për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje  të së drejtës së votimit në linjën falas telefonike 0800-54321 e cila do të jetë në funksion nga ora 7:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit.

Siç kumtojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet  në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

Avokati i Popullit, potencohet, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara.

“Edhe në këtë rast, Avokati i Popullit, potencon se, e drejta e votimit me kushtetutë është e garantuar si e barabartë,  e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret  në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte,  për shkak se jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votimit janë vepra ndëshkuese”, citohet në kumtesë

© ZHURNAL 21.04.2019, 08:35 | Xh.I. | 600 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."