Biskota me arra dhe bajame të pjekura
receta
Biskota me arra dhe bajame të pjekura

Biskota me arra dhe bajame të pjekura

Përbërësit

350 gr miell

130 gr sheqer

100 gr fruta të thata; bajame dhe arra

60 gr gjalpë i shkrirë

2 kokrra vezë

1 lëkurë portokalli

Një majë lugë gjelle sodë buke

Udhëzimet

HAPI 1

Vendosim në një tavë frutat e thata për t'i pjekur pak.

HAPI 2

Në mikser vendosim miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, lëkurën e portokallit dhe sodën e bukës dhe i përziejmë bashkë.

HAPI 3

Shtojmë frutat e thata të pjekura dhe i përziejmë në mikser për 5 minuta.

HAPI 4

Masën e krijuar e hapim dhe e punojmë në forma të ndyshme, sipas dëshirës.

HAPI 5

I vendosim për t'u pjekur në furrë për 12 minuta në temperaturën 170 gradë.

© ZHURNAL 22.04.2019, 11:46 | L.E. | 2,050 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."