Shtrenjtohet nafta
ekonomi
Shtrenjtohet nafta

Shtrenjtohet nafta

Çmimet e naftës u rritën sot me më shumë se 3.0 për qind, duke arritur nivelin më të lartë që nga nëntori 2018, pas një raporti që Uashingtoni do të njoftojë se të gjithë blerësit iranianë të naftës duhet të ndalojnë importimin ose do të përballen me sanksionet e SHBA-së.

Çmimi i naftës “brent” të Detit të Veriut u rrit me mbi tre për qind në mbi 74 dollarë për fuçi këtë mëngjes, ndërkohë që çmimi i naftës “së lehtë” amerikane WTI u rrit me rreth 2.3 për qind në 65.49 dollarë për fuçi.

Kjo rritje e çmimeve pasoi raportin e Washington Post-it, sipas të cilit sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të njoftojë se më 2 maj, Departamenti i Shtetit nuk do të bëjë përjashtime për sanksionet kundër Iranit ndaj çdo vendi që aktualisht importon naftë të papërpunuar iraniane.

Çmimet e naftës “brent” u rritën me më shumë se 33 për qind këtë vit, ndërsa nafta amerikane WTI u rrit me më shumë se 40 për qind.

Në nëntor 2018, SHBA rinovuan sanksionet mbi eksportet e naftës të Iranit pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore

© ZHURNAL 22.04.2019, 13:41 | Z.H. | 12,880 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."