Mbi 1100 aplikime të ngritura për grante bashkëfinancuese, thirrja e FIZHT zgjatë deri më 15 maj
ekonomi
Mbi 1100 aplikime të ngritura për grante bashkëfinancuese, thirrja e FIZHT zgjatë deri më 15 maj

Mbi 1100 aplikime të ngritura për grante bashkëfinancuese, thirrja e FIZHT zgjatë deri më 15 maj

Shkup, 22 prill - Për momentin ka mbi 1.100 pako aplikimi të regjistruara dhe të marra për grante me bashkëfinancim, pas thirrjes së dytë të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik që zgjat deri më 15 maj. Këtë e kumtoi sot në Kavadar drejtori i Fondit, Jovan Despotovski. Në këtë qytet, Oda Ekonomike Rajonale dhe Fondi, realizuan prezantim të Instrumentit për grante me bashkëfinancim për komercializimin e inovacioneve. Qëllimi është nxitja dhe rritja e aktiviteteve për hulumtim dhe zhvillim në sektorin privat, të inkurajohet bashkëpunimi mes të dy sektorëve dhe ai i sektorit për arsim sipëror dhe institucionet shkencore-hulumtuese, si dhe format tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve për pjesëmarrje në bashkësinë e biznesit për stimulimin e projekteve të tyre.

"Fondi është një institucion i hapur shtetëror. Qëllimi ynë është t'i sjellim më afër mundësitë për financim para ekonomisë, subjekteve ekonomike nga rajoni. Kemi filluar me një sërë takimesh jashtë kryeqytetit. Duam t'i inkurajojmë kompanitë që t'i shqyrtojnë mundësitë e ofruara nga Fondi dhe të aplikojnë. Numri i pakove të aplikacioneve të deritashme flet për interesin e kompanive, por edhe për besimin që kanë ndaj proceseve që po zhvillon Fondi", tha drejtori.

Buxheti i përgjithshëm i thirrjes së dytë publike për komercializim të inovacioneve është rreth pesë milionë euro.

Porosia është, të gjithë që mendojnë, të inkurajohen dhe të aplikojnë.

Ky është takimi i katërt i punës me radhë me përfaqësues të kompanive./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 22.04.2019, 15:19 | Z.H. | 1,461 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."