Patate të reja në furrë
receta
Patate të reja në furrë

Patate të reja në furrë

Përbërësit

1 kg patate të reja

kripë

150 gr gjalpë të zbutur

1-2 lugë gjelle piper i kuq

piper i zi

 

 

Udhëzimet

 

Hapi 1 

Patatet lajini dhe ato që janë më të mëdha ndajini përgjysmë.

 

Hapi 2 

Kriposini sipas shijes suaj, piperosini dhe shtojuni piper të kuq të bluar.

 

Hapi 3 

Më pas shtojuni edhe gjalpën e zbutur dhe trazojini mirë me duar.

 

Hapi 4 

Tavën mbulojeni me folie alumini dhe vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro një orë ose derisa të zbuten patatet.

 

Hapi 5 

Shërbejini me pjatën tuaj të preferuar./meshije.com

© ZHURNAL 24.04.2019, 16:13 | L.E. | 1,426 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."