EVN lider në praktikat për siguri dhe shëndet në punë
ekonomi
EVN lider në praktikat për siguri dhe shëndet në punë

EVN lider në praktikat për siguri dhe shëndet në punë

Shkup, 24 prill - Në shënimin e 28 prillit, Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë "EVN" mori më shumë çmime. Këshilli kombëtar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë "EVN Elektranëve" ka dhënë çmimin kombëtar për praktikat më të mira për vitin 2018. Projektet "Dokumentacioni teknik mbrojtës", "Ditë pa lëndim" dhe "Fotografia më e mirë" u vlerësuan si praktikat më të mira për ngritjen e ndërgjegjësimit të punonjësve për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Përveç çmimit kombëtar, shoqatat profesionale në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë kanë dhanë çmime në shumë kategori të tjera. EVN-ja edhe në këtë konkurrencë fitoi disa çmime. Duke kthyer pas 30 vjetësh lëndën "Siguria dhe mbrojtja në punë" në programin mësimor për nxënësit e klasës së EVN-së në ShMET "Mihajlo Pupin" në Shkup, që është pjesë e projektit "20-20-20", EVN Maqedonisë ka sjellë çmimin e parë.

Projektet për pajisjen dhe modernizimin e qendrës së trajnimit në Makedonski Brod dhe futja e trajnimeve të reja dhe fushata e brendshme e sigurisë të “Elektrodistribucija” si edhe futja e praktikave pozitive në sigurinë në punë të EVN Elektranëve sollën atyre çmimin e dytë nga shoqatat profesionale.

EVN edhe këtë vit ka treguar se është një lider në futjen e praktikave pozitive në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, me çka mbetet në përputhje me strategjitë që siguria e punonjësve është në vendin e parë.

© ZHURNAL 24.04.2019, 19:36 | T.E. | 1,111 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."