Rinovohet dyqani i Telekomit edhe në Gjevgjeli
ekonomi
Rinovohet dyqani i Telekomit edhe në Gjevgjeli

Rinovohet dyqani i Telekomit edhe në Gjevgjeli

  • Gjevgjeli, 24 prill - Zbritje deri në 6.000 denarë për blerjen e smartfonëve për abonuesit e tarifave Smart M dhe Magenta 1 M.

Në Gjevgjeli është hapur dyqani i rinovuar i Telekomit, me çka Makedonski Telekom vazhdon me procesin e implementimit të konceptit modern të rregullimit të objekteve të veta në Maqedoni. Me rinovimin e dyqaneve Telekom, përveç ambientit të ri dhe atraktiv si rezultat i disejnit modern, abonuesve u ofrohet mundësia prej afër të njoftohen dhe të kënaqen në përfitimet e shërbimeve dhe zgjidhjeve më të mira që i ofron kompania.

Si edhe në objektet e tjera në vend edhe gjatë rregullimit të brendisë së dyqanit Telekom në Gjevgjeli është bartur fryma lokale e qytetit. Dyqani i rinovuar Telekom ofron shërbim të lartë të ekipit me agjentë shitës me përvojë, shqyrtimin e shkëlqyer të pajisjeve, si edhe oferta të tjera të portfolios së pasur të Makedonski Telekom. Banorët e Gjevgjelisë, por edhe qytetarët e qyteteve të tjera nga rajoni, në dyqan munden shpejtë dhe lehtë ta gjejnë dhe zgjedhin atë që u përgjigjet më së shumti, për përvojë abonuese të shkëlqyer në pajtim me konceptin “Të gjitha ofertat në një vend”.

Makedonski Telekom sot, me rastin e hapjes së dyqanit të rinovuar në Gjevgjeli përgatiti befasi të veçantë për abonuesit të cilët mund t’i blejnë modelet e caktuara të smartfonëve me zbritje deri në 6.000 denarë. Zbritja vlen për abonuesit e modeleve tarifore Smart M dhe Magenta 1 M.

Nga fillimi i këtij viti, përveç në Gjvgjeli, janë hapur edhe dyqanet e rinovuara të Telekomit në Tetovë, Kavadar dhe Ohër. Kompania mbetet e fokusuar që përmes investimeve të vazhdueshme të sigurojë përvojë abonuese të lartë, duke u mundësuar zgjidhje inovative dhe shërbime me të cilat e thjeshtëson dhe përmirëson përditshmërinë e qytetarëve.

© ZHURNAL 24.04.2019, 19:37 | T.E. | 1,124 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."