Musaka me kërpudha
receta
Musaka me kërpudha

Musaka me kërpudha

Përbërësit

500 gr kërpudha shampinjon

2 qepë

100 gr proshutë të tymosur

2 lugë gjelle vaj

2 thelpinj hudhre

10 rriska buke

250 ml qumësht

200 ml ajkë të thartë/shtalpë

3 vezë

mëlmesa

magdanoz i grirë imët

kripë dhe piper i zi

rigon

 

Udhëzimet

 

Hapi 1

Kërpudhat e pastruara pritini në thela. Qepën, hudhrën e magdanozin grijini imët.

 

Hapi 2 

Proshutën ndajeni në thela të holla.

 

Hapi 3 

Proshutën e qepën kaurdisini në vajin e nxehtë. Pastaj shtoni kërpudhat.

 

Hapi 4 

Kaurdisini të gjitha bashkë, kriposini e piperosini.

 

Hapi 5

Pastaj shtoni hudhrën, rigonin, magdanozin e mëlmesat.

 

Hapi 6 

Në tavën e lyer me yndyrë shtroni 5 rriska buke, të cilat më parë i keni ulur në qumësht.

 

Hapi 7 

Mbi bukën e renditur shtroni gjysmën e kërpudhave të fërguara e sipër tyre edhe rriskat e mbetura të bukës.

 

Hapi 8 

Sipër rriskave të bukës shtroni kërpudhat e mbetura.

 

Hapi 9 

Tavën mbulojeni me një përzierje të shtalpës e vezëve.

 

Hapi 10 

Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 160 gradë për 20 minuta./meshije.com

© ZHURNAL 25.04.2019, 16:18 | L.E. | 777 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."