Rritet çmimi i naftës
ekonomi
Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

25 prill, zhurnal.mk - Një barel naftë sot është shitur për më shumë se 75 dollarë, për herë të parë deri në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Në rritjen e çmimeve të naftës ka ndikuar paralajmërimi për sanksione më të rrepta të SHBA-së kundrejt Iranit, njofton Alsat-m, transmeton zhurnal.mk.

Çmimi i naftës brent nga dje deri sot është rritur për 78 cent dhe një barel shitet për 75,35 dollarë.

Ndërsa nafta e lehtë amerikane është shtrenjtuar për 19 cent dhe sot një barel shitet për 66,08 dollarë.

 

© ZHURNAL 25.04.2019, 16:34 | D.K. | 6,382 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."