Supë pranverore franceze
receta
Supë pranverore franceze

Supë pranverore franceze

Përbërësit

50 gr gjalpë

1 presh (purrinj)

1 qepë

1 l ujë

3 patate

2 karrota

shparg

70 gr oriz

4 lugëza kripë

50 gr spinaq të njomë

1 filxhan ajkë të thartë/shtalpë

 

Udhëzimet

 

Hapi 1 

Gjalpën shkrijeni në një tenxhere të madhe në zjarr mesatar. Shtoni preshin dhe qepën e grirë dhe kaurdisini derisa të zbuten.

 

Hapi 2

Shtoni ujin, patatet, karrotat, shpargujt e orizin.

 

Hapi 3 

Shtoni edhe mëlmesat.

 

Hapi 4

Uleni temperaturën dhe vazhdojeni zierjen edhe për 30 minuta të tjera, derisa të zbuten orizi e perimet.

 

Hapi 5 

Në fund shtoni edhe spinaqin dhe vazhdojeni zierjen edhe për 5 minuta të tjera.

 

Hapi 6

Pas zierjes lëreni të pushojë pak e më pas shërbejeni supën e ngrohtë.Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 26.04.2019, 12:45 | L.E. | 1,001 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."