Sanduiç me vezë
receta
Sanduiç me vezë

Sanduiç me vezë

Përbërësit

4 vezë të ziera

2 barishte ose qepë të njoma të prerë hollë

6 lugë gjelle majonez

1 lugë gjelle mustardë

½ lugëz curry

kripë dhe piper i zi

8 rriska buke

4 fletë sallatë e gjelbër

 

Udhëzimet

 

Hapi 1

Vezët zieni dhe lërini të ftohen.

 

Hapi 2

Më pas qërojini dhe pritini në kubikë.

 

Hapi 3

Bashkojini me qepët e grira imët e më pas shtojuni majonezën dhe mustardën.

 

Hapi 4

Masën kriposeni, piperoseni e vendoseni të ftohet në frigorifer.

 

Hapi 5

Në secilën rriskë buke vendosni fillimisht sallatën e gjelbër e sipër saj sallatën me vezë.

 

Hapi 6

Mbylleni me rriskën tjetër të bukës dhe sanduiçi juaj është gati. Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 28.04.2019, 10:12 | L.E. | 1,514 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."