Bukë hamburgeri
receta
Bukë hamburgeri

Bukë hamburgeri

Përbërësit

500 gr miell

300 ml qumësht i vakët

40 gr gjalpë

1 lugë gjelle tharm buke

1 lugë gjelle sheqer

½ lugë gjelle mjaltë

4 lugë gjelle qumësht

fara sezami

 

Udhëzimet

 

Hapi 1

Tharmin e bukës trazojeni me pak qumësht të vakët dhe lëreni të fermentohet.

 

Hapi 2

Miellin, sheqerin e kripën bëjini bashkë. Shtojuni edhe gjalpën e mbajtur në temperaturë ambienti dhe qumështin.

 

Hapi 3

Më pas shtojeni edhe tharmin e fermentuar dhe bëjeni një brumë të butë, të cilin duhet ta lini të pushojë në ambient të ngrohtë për 30 minuta.

 

Hapi 4

Pastaj nga brumi i ardhur, krijoni 10 toptha brumi.

 

Hapi 5

Topthat renditini në tepsinë përkatëse, lyejini me qumësht dhe lërini të pushojnë edhe një orë.

 

Hapi 6

Pas kësaj periudhe lyejini sërish me qumësht dhe hidhjuni farat e sezamit.

 

Hapi 7

Bukët e përgatitura kështu piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta ose varësisht nga furra.

 

Ju bëfshin mirë.

© ZHURNAL 29.04.2019, 11:49 | L.E. | 2,189 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."