Mitsubishi kthehet në tregun e Pick-upëve në SHBA
auto
Mitsubishi kthehet në tregun e Pick-upëve në SHBA

Mitsubishi kthehet në tregun e Pick-upëve në SHBA

Pick-upët janë një nga segmentet më i shitur në tregun e SHBA-së, ku më të shiturit janë modelet e serisë Ford F.

Prodhuesi japonez ka ndërmend të kthehet në këtë segment në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të zgjerojë ofertën e vet të Pick-upëve.

Edhe pse nuk ka asnjë pretendim me cilin model do të prezantohet Mitsubishi, është e sigurt se ky do të jetë Triton, i cili në tregjet e tjera botërore shitet sipas emrave L200 dhe Strada.

Triton është shumë konkurrues ndaj Ford Ranger në tregjet e tjera, veçanërisht në Britaninë e Madhe.

Nëse Triton vërtet do të hyjë në këtë treg, është reale të pritet që Nissan do të vijë me Navara si një zëvendësim për Frontier, pasi u njoftua se dy kompanitë japoneze që operojnë në të njëjtën aleancë me Renault Evropian do të prodhojnë Pick-upët e tyre në të njëjtën platformë.

Tregu i Pick-upëve në SHBA po bëhet gjithnjë e më interesant, ku kohët e fundit në panairin e veturave në New York u prezantua Tarok i destinuar për SHBA nga ana e Volkswagenit./ksp

© ZHURNAL 29.04.2019, 16:01 | L.E. | 941 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."