Shkup, 36 aksidente gjatë 4 ditëve të fundit
kronika
Shkup, 36 aksidente gjatë 4 ditëve të fundit

Shkup, 36 aksidente gjatë 4 ditëve të fundit

Shkup, 30 prill- Gjatë 4 ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 36 aksidente, në të cilën 3 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy persona janë lënduar më lehtë, transmeton Zhurnal. 

Nga trafiku janë përjashtuar 18 vetura të paregjistruara. 

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 22 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuara. 

Për parkim jo të rregullt janë sanksionuar 61 shoferë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 3 automjete.

© ZHURNAL 30.04.2019, 10:18 | L.E. | 827 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."