Është herët që nacionalistët të kthehen në pushtet
opinion
Është herët që nacionalistët të kthehen në pushtet

Është herët që nacionalistët të kthehen në pushtet

Shkruan: Denko Maleski

 Vetëm një antikomunist si presidenti amerikan, Riçard Nikson ka mundur pa tronditje të mëdha në vend, ta hap epokën e re të marrëdhënieve me Kinën komuniste. Sipas logjikës së njëjtë, kam menduar se vetëm nacionalistët e Maqedonisë, pa dridhje të mëdha, mund të bëjnë kompromis me Greqinë dhe të hapin epokë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Se, liberalët e të dyja anëve të kufirit, grekë dhe maqedonas as nuk kanë pasur problem me emrin e as me karakterin sllav të kombit tonë, prandaj nuk pati konflikt me ta. Kompromisi ishte i nevojshëm për shkak të nacionalistëve. Por, pritjet e nacionalistëve maqedonas, ata të cilët flasin për shtet të ndarë maqedonas (para se të ekzistonte) dhe për Maqedoninë gjeografike si territor i yni etnik, ta zgjidhin kontestin, nuk u realizuan. Zgjidhja, si ajo e vitit 2001, ku vendi u vendos në rrugën drejt shtetit multinacional, erdhi nën presionin e Perëndimit. Dhe çfarë po bëjmë tani? Partia e socialdemokratëve, e cila vetë luajti me emrin dhe identitetin kur ishin në pyetje vota në zgjedhje dhe jo partia e nacionalistëve u hodh me detyrën për ta zgjidhur kontestin.

Marrëveshja e Prespës, ai moment dramatik i historisë tonë i la partitë para alternativës të bashkohen rreth hallit të pëprbashkët ose nacionalistët ta shfrytëzojnë hallin e socialdemokratëve që t’u shmangen zgjedhjeve presidenciale dhe të shkaktojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si gjithmonë, e zgjodhi të dytën, strategjinë më të lehtë e cila nuk kërkoi prej tyre vetëanalizimin dhe ndryshimin e kursit. U futën në edhe një tentim të nxjerrin prej qytetarëve aq patriotizëm sa ka mbetur pas të gjitha zgjedhjeve në Maqedoninë e pavarur. Kështu duke mos e njohur momentin historik, partitë liruan penj që të bashkohen rreth një politike të re e cila në mënyrë më të përshpejtuar do të na çonte në BE, ajo që na pret është më shumë se ajo që është parë në politikën tonë: ngadalë dhe në mënyrë të mundimshme do të depërtojmë dhe do të na tërheqin përpara.

Kandidatja presidenciale e nacionalistëve maqedonas kërkon të vijë në pushtet dhe partia e saj që të udhëheqin me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me kontest të zgjidhur, gati, që do të thoshin. Edhe nuk pajtohen me emrin e ri, edhe janë të gatshëm të udhëheqin shtet i cili ka emër të ri. Kjo është reprizë e sjelljes së partive maqedonase nga viti 1993 kur të gjithë e dënuan dhe e hodhën poshtë referencën e KB-së, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e hodhën fajin mbi Gligorovin dhe pastaj me lehtësi i zunë vendet në forumet ndërkombëtare pas tabelës në të cilën u shkrua referenca. Emëruesi i përbashkët i sjelljes aktuale dhe të partive dhe politikanëve është shtytja për pushtet, me çdo kusht, duke përfshirë atë që të ulet pas “emrit të turpshëm”. Por, gjërat do të ndryshojnë! Një komision ndërkombëtar i ekspertëve sigurisht që nuk do të ndryshojë ndonjë gjë që është shkaktuar nga zhvendosja e pllakave tektonike politike në të cilat prehen marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë. Një audiencë e ndriçuar vetëm do ta tundte dorën ndaj një mendimi kaq naiv, por ata që e dëshirojnë të vërtetën do ta qanin një gënjeshtër të shprehur qëllimisht për shkak të zërave. Por gënjeshtra nuk është një vlerë e veçantë në shoqërinë maqedonase, prandaj lehtë falet.

Në çdo të keqe, ka një të mirë. E mira është se edhe pse asgjë nuk mund të ndryshohet në funksion të Marrëveshjes së Prespës dhe vendi ka një rrugë të hapur përpara, kur opozita nacionaliste vjen në pushtet, Marrëveshjes do t’ia jepte legjitimitetin edhe për atë gjysmë shoqërie që ai përfaqëson. Kështu, me kalimin e kohës, mjaft gradualisht, ideja e Marrëveshjes Prespës do të sundojë me vetëdijen e popullatës. Kjo do të ndodhë vetëm falë politikanëve të tanishëm të cilët për të frenuar janë të gatshëm për t’i dorëzuar ato po të njëjtat ndjenja patriotike të cilat sot do t’i lansojnë në pushtet.Kritika nga pozita e opozitës politike është e lehtë për shkak se kritikët nuk e kanë përgjegjësinë e qeverisjes. Por është vërtetuar se me ardhjen në pushtet dhe duke u bërë i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe realitetet e politikës së brendshme dhe ndërkombëtare, politikan di sjelljen e tij ekstreme ta transformojë në sjellje të matur. Kjo e pret VMRO-DPMNE-në dhe kandidaten e tyre presidenciale në qoftë se kanë sukses, me populizëm, të vijnë në pushtet në një të ardhme të afërt. Personalisht mendoj se do të ishte e parakohshme dhe keq për shtetin, dhe se do të humbasim në ritmin e afrimit drejt BE-së, dhe qeveria e re mund t’i ndalojë negociatat me Bullgarinë dhe t’i komplikojë marrëdhëniet me Greqinë me disa deklarata apo lëvizje të pamenduara mirë. Prandaj, për të qenë të sigurt, do të thotë ta mbështesim vijën e kandidatit të LSDM-së dhe BDI-së dhe një grupi të partive më të vogla, Stevo Pendarovskit. Do të ishte më e sigurt, mendoj, në aspektin kohor, sa më shumë largohemi nga kjo pikë e nxehtë e zgjidhjes së kontestit me Greqinë, para se nacionalistët maqedonas, të fitojnë sërish mundësinë për të udhëhequr shtetin, Republikën e Maqedonisë Veriore. Ndërkohë, ata duhet të dëshmohen si luftëtarë të vërtetë të drejtësisë me shembullin që ata do të japin: gjykim të drejtë dhe dënime të merituara për ish-drejtuesit e tyre që kanë keqpërdorur funksionin e tyre. Kjo gjithashtu do t’i legjitimojë si në shtëpi ashtu edhe jashtë si luftëtarë për drejtësi dhe sundim të ligjit, thirrje që sot e ka zërin e një amnistie për shkeljen e ligjit prej njerëzve të tyre. Prandaj, në qeveri ata do të hyjnë me bagazhet e korruptuara që do t’i tërheqin mprapa.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë shpëtuam nga ekstremizmi, sepse, për dallim nga republikat e tjera, lavjerrësi politik na hodhi drejt ekstremit nacionalist që shkaktoi luftë në republikat e tjera, por  ndaloi në grupin e komunistëve liberal të kryesuar nga Kiro Gligorov, i cili me anë të përbërjes së qeverisë eksperte u përpoq që t’i pajtojë fraksionet politike  të hidhëruara nga e kaluara. Ndërkohë, politika e tij e matur dëshmoi se janë të pasakta tezate nacionalistëve se nuk ka pavarësi pa gjakderdhje, pasi Maqedonia u bë e pavarur nëpërmjet politikës së qetë të vetëvendosjes. Tetë vjet pas pavarësisë së proklamuar, nacionalistët erdhën në pushtet në Maqedoni. Por, atëherë as shteti, as ata nuk ishin të njëjtë: ishim shtet anëtar i pranuar në KB, pastaj derdhja e gjakut për të cilën flisnin në fillim u bë e panevojshme ndërsa ata përjetuan transformim fizik me kostume, mjekra të hequra dhe këmisha të mbërthyera me kollare.

Nacionalistët e sotëm nuk do të mbeten tetë vjet jashtë pushtetit. Tani kam frikë se do të vijnë më herët. Them kam frikë pasi retorika e tyre e përditshme e ashpërsuar, tregon se u duhet kohë që t’i kuptojnë rrethanat e reja vendore dhe ndërkombëtare dhe të fillojnë të sillen në mënyrë më të matur. Nëse populli e kupton situatën të cilën e përshkrova dhe nuk ua jep pushtetin partisë së nacionalistëve dhe kandidates së tyre presidenciale, të gjithë do të jemi në anën më të sigurt.

 Marrë nga Inbox7.mk

© ZHURNAL 30.04.2019, 12:27 | Xh.I. | 2,025 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."