Sallatë me vezë e brokoli
receta
Sallatë me vezë e brokoli

Sallatë me vezë e brokoli

Përbërësit 

500 gr brokoli

sallatë e gjelbër

2 vezë të ziera

100 gr Fara luledielli

kripë dhe piper i zi

vaj ulliri

lëng limoni

 

Udhëzimet

 

Hapi 1 

Brokolin lajeni dhe priteni.

 

Hapi 2

Ziejeni në ujë me kripë për disa minuta.

 

Hapi 3 

Farat e lulediellit fërgojini në tigan e më pas hidhini tek brokolit e kulluar nga uji.

 

Hapi 4

Vezët ziejini, ndajeni në katër pjesë dhe hidhini tek brokoli.

 

Hapi 5

Shtoni edhe sallatën e larë e të prerë.

 

Hapi 6 

Kriposeni, piperoseni e spërkateni me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Ju bëftë mirë.

© ZHURNAL 03.04.2019, 14:12 | L.E. | 1,169 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."