Jafa biskota shtëpiake (Të shpejta dhe të thjeshta)
receta
Jafa biskota shtëpiake (Të shpejta dhe të thjeshta)

Jafa biskota shtëpiake (Të shpejta dhe të thjeshta)

Biskotat Jafa janë ëmbëlsirat më të dashura për të gjitha moshat. Përse të mos provoni ta gatuani vetë. Lexoni ëse sa e thjeshtë është.

Këtë desert më së pari e ka lansuar kompania Mc Vitie dhe Price qysh në vitin 1927 dhe e ka quajtur sipas portokallit jaffa. Që atëherë gatuhet në tri shtresa – biskota, xhel portokalli dhe cokolladë përsipër.

Përbërja (për 12 biskota)

  • 1 lugë marmaladë prej portokalli

  • 125 ml ujë të vluar

  • 2 vezë

  • 50 g sheqer

  • 50 gr miell

  • 200 gr. cokolladë për gatim

Ngroheni furrën në 180 oC, lyejni kallëpet mafin. Xhelin prejeni në copa të vogla dhe përzijeni me marmaladë dhe ujë të valuar – përzijeni derisa të shkrihet xheli. Masën derdheni në tepsi me një trashësi prej 1 cm, pastaj lëreni në frigorifer që të forcohet.

Për ta bërë biskotën tundini vezët me sheqerin derisa të fitohet një masë e ngjeshur. Shtoni miell dhe përziejeni mirë. Mbushini kallëpet mafine (ose në një tepsi për biskota, që është pak më e cekët se tepsia për kallëpet mafine). Piqeni rreth 10 min dhe lëreni të ftohet.

Preni nga brumi i ftohur 12 rrathë të vegjël dhe një nga një vendosini mbi biskotat e rrumbullakëta.

Cokolladën shkrijeni në avull dhe derdheni përmbi xhelin dhe biskotat.Biskotat dhe xhelin mund ta lini në kallëpe ose t’i radhisni në tepsi të mbuluar me letër pjekëse para se t’i lyeni me cokolladë.

Lërini të forcohen dhe pastaj mund t’i zbukuroni me arra të bluara e me fruta të tjera dekoruese.

© ZHURNAL 03.04.2019, 11:08 | L.E. | 1,082 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."