LOE me memorandum drejt pozitave të reja në tregun e Çekisë
ekonomi
LOE me memorandum drejt pozitave të reja në tregun e Çekisë

LOE me memorandum drejt pozitave të reja në tregun e Çekisë

Shkup, 3 prill - Përforcimi i relacioneve afariste midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë si dhe rritjen e këmbimeve tregtare, parasheh Memorandumi që e nënshkruan dje kryetarët e Lidhjes së Odave Ekonomike në Maqedoni (LOE), Danella Arsovska dhe Konfederatës së Industrisë së Çekisë, Jaroslav Hanak.

"Të dyja shtetet kanë traditë të gjatë në bashkëpunim, ndërsa fokusin për intensifikim e shohin në infrastrukturë, industrinë e automobilave, industrinë për menaxhim me mbeturinat dhe ujërat e zeza, si dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor", kumtoi LOE.

Memorandumi duhet plotësisht t'i përforcojë lidhjet tregtare midis të dyja shteteve dhe të hapë mundësi të reja për bashkëpunim të kompanive, përmes investimeve të përbashkëta. Impuls i fuqishëm për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të ndërsjella, sipas paralajmërimeve, duhet të jetë komisioni i përbashkët i përzier që do koordinojë projekte konkrete për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike.

Këmbimi tregtar midis të dyja vendeve vazhdimisht është në zhvillim vitin e fundit me rritjen e 15 përqindve, me potencial për zhvillimin e bashkëpunimit në drejtim të zvogëlimit të dallimeve në këmbim./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 03.04.2019, 12:28 | Z.H. | 462 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."