Rolatë viçi në salcë domatesh
receta
Rolatë viçi në salcë domatesh

Rolatë viçi në salcë domatesh

Rolatë viçi në sos të pasur domateje bën pjesë te ushqimet më të pasura italiane, nëse edhe ju dëshironi t’i provoni, po ju sjellim në recetë fenomenale.

Përbërësit e nevojshëm:

700 g mish viçi i prerë në copa të holla

½ filxhani magdanoz i prerë imët

½ filxhani parmezani të grirë ose ndonjë lloj djathi tjetër të freskët

2 lugë hudhra të grira imët

Kripë, byber

6-10 feta proshute

Vaj ulliri

Për sosin e domateve:

Një thelb hudhre të kuqe

Pak hudhër të bardhë

12 domate të freskëta

4 lugë vaj ulliri

kripë

bosilok të freskët

Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me cekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë. Le të jenë e shumta 5 mm të trasha.

Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi. Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët.

Rrotullojeni mirë mishin dhe lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve.

Rolatet e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në sosin e domateve të cilin e keni përgatitur në këtë mënyrë:

Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe domatet të cilat paraprakisht I keni qërruar dhe grirë, shtoni edhe kripë dhe lëreni të ziejë 15 minuta. Kullojeni sosin në kulluese dhe me ndihmën e lugës përpiquni t’I shtypni domatet që të kullohen mirë. Pjesën e mbetur kthejeni enë dhe zijeni edhe 5 minuta. Në fund shtojani edhe bosilokun.

Pasi t’i keni vendosur rrollatet e mishit të vicit në sosin e domateve, lërini të ziejnë në zjarr të dobët 1 orë e gjysmë, pas kësaj rrotullojini copat e mishit, lëreni të hapur enën dhe lejoni që edhe një orë të ziejë derisa sosi të trashet mirë.Shërbejini me pasta sipas dëshirës./kosovarja.ch

© ZHURNAL 05.04.2019, 15:12 | L.E. | 512 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."