Kos me fruta
receta
Kos me fruta

Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t’iu gjendet në shtëpi.

Përbërësit për Kos me fruta

100 gr luleshtrydhe

300 gr kos i bardhë

1 lugë gjelle mjaltë

1 banane

fruta pylli

fara chia

 

Përgatitja

Ideale për këtë recetë do të ishte që kosin ta përgatisim në shtëpi, recetën mund ta gjeni në faqen tonë, lexo si të përgatisim kosin në kushte shtëpie.

Marrim luleshtrydhet i lajmë dhe i presim në copa të vogla. Vendosim luleshtrydhet në një enë dhe i kalojmë në grirës elektrik deri sa të bëhen pure. Shtojmë kosin, mjaltin dhe i trazojmë në mikser. Masën kos me fruta e vendosim në frigorifer për disa çaste.

Për ta shërbyer hedhim kosin me luleshtrydhe në një enë dhe sipër hedhim disa fruta pylli dhe bananen e prerë në copa. Gjithashtu mund ta shërbejmë me të tjera fruta të freskëta që kemi në shtëpi. Vendosim sipër edhe disa copa luleshtrydhe dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

 

© ZHURNAL 06.04.2019, 10:33 | L.E. | 970 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."