Qofte me salcë domateje
receta
Qofte me salcë domateje

Qofte me salcë domateje

Përbërësit

500 gr mish i grirë viçi

1 vezë

500 gr domate

1 qepë e vogël

1 spec i kuq

1 spec jeshil

2 thelpinj hudhre

1 tufë majdanoz

Pak sheqer

Kripë

Piper

Rigon

Vaj ulliri

 

Udhëzimet

HAPI 1

Presim në kube domatet, specat, qepën dhe hudhrat i grijmë hollë.

HAPI 2

Në një tenxhere vendosim qepën, hudhrat, specat dhe i skuqim me vaj ulliri për pak minuta, sa pa marrë ngjyrë.

HAPI 3

Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Në një enë tjetër i përziejmë mirë të gjithë përbërësit (përveç domates dhe sheqerit), derisa të krijohet një masë si brumë.

HAPI 4

Marrim pak nga brumi i qofteve dhe u japim atyre formë të rrumbullakët.

HAPI 5

I skuqim pak në tiganin ku gatuam qepën. I lëmë të marrin ngjyrë nga jashtë, por pa u pjekur brenda.

HAPI 6

I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosim domaten, kripën, piperin, pak sheqer, pak ujë ose lëng perimesh (nëse duhet).

HAPI 7

E lëmë salcën të lidhet mirë dhe vendosim qoftet./renatomekolli.com

© ZHURNAL 07.04.2019, 14:10 | L.E. | 2,228 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."