Receta natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës
medicina
Receta natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Receta natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën.

Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një eksfoliant i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat pa jetë, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt, transmeton Gazeta Express.Kjo recetë kërkon edhe qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës. Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin.

Për të përgatitur maskën ju duhen:

2 lugë gjelle kafe e bluar (ose llumin e kafes turke)

2 lugë gjelle pluhur kakao

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle qumësht i paskremuar. Mund ta zëvendësoni dhe me ujë ose qumësht bajameje nëse dëshironi

 

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël me një lugë derisa të krijojnë një masë. Aplikoje në fytyrë duke e mesazhuar atë. Lëre për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të ngrohtë!

Receta është botuar nga nutricionistja Emily Jensen, në blogun e saj.

© ZHURNAL 08.04.2019, 11:30 | L.E. | 256 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."