Këto ushqime parandalojnë dhe trajtojnë gurët në veshka
medicina
Këto ushqime parandalojnë dhe trajtojnë gurët në veshka

Këto ushqime parandalojnë dhe trajtojnë gurët në veshka

Gurët në veshka, janë një ndër eksperiencat më të vështira, që një njeri mund të kalojë. Përafërsisht 1 në 10 persona zhvillojnë gurë në veshkë gjatë gjithë jetës së tyre, shkruan Medical News.

Gurët janë të vegjël, formësohen në veshkë si pasojë e uljes së sasisë së urinës dhe rritjes se substancave të tjera siç janë mineralet dhe kripërat. Fatmirësisht disa ushqime kanë aftësi të parandalojnë këto probleme përkatësisht formimin e gurëve në veshkë.

Kur sasia e urinës ulet, mineralet dhe kripërat kanë tendencë të bashkohen dhe të krijojnë gurë. Janë disa lloje të gurëve të veshkave siç janë: gurët e kalciumit, acidit urik, dhe fostatit. Disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre gurëve janë: sasia e lartë e kripës, konsumim i ushqimit me sasi të lartë të proteinave dhe nga dehidrimi.

Për të parandaluar këtë çrregullim duhet një dietë, që do të përfshinte konsumimin e lartë të ujit, limitimin e përdorimit të kripës dhe proteinave shtazore. Edhe pse gurët në veshkë janë të ndryshëm gjithsesi është një dietë e përgjithshme e përbërë nga 5 ushqime që përfshijnë konsumimin: e perimeve dhe frutave, ushqimeve me sasi të lartë të kalciumit, ujit dhe konsumimin e moderuar të mishit.

© ZHURNAL 08.04.2019, 15:04 | L.E. | 2,487 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."