Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm
teknologji
Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Microsoft bëri ditën e sotme të disponueshëm shfletuesin Edge bazuar në Chromium. Gjigandi i softuerit lançoi versionet eksperimental Canary dhe Developer duke ofruar përditësimet ditore dhe javore për ndryshimet e pritshme në Edge.

Shkarkimet mund të realizohen nga sajti i ri Microsoft Edge Insider dhe janë dizajnuar për zhvilluesit për të kontribuar dhe parë sesi Edge po ndryshon.

Microsoft është fokusuar në themelet e shfletimit, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes për shtojcat me këtë version të parë bazuar në kodin e shfletuesit Chrome.

Ky shfletues i ri funksionon mjaft mirë me mbështetje të plotë për shtojcat ekzistuese të Chrome. Madje Microsoft ka integruar sinkronizimin e plotë të shfletimit, lidhjeve të preferuara dhe shtojcave në Edge.

Inxhinierët e Microsoft dhe Google kanë punuar së bashku për të përmirësuar kodin e Chromium në mënyrë që Chrome dhe Edge të funksionojnë sa më mirë në Windows.

Microsoft i janë pranuar mëse 150 sugjerime për Chromium, duke i hapur rrugë përmirësimit të shfletuesit por edhe atyre të Edge në Windows 10.

Disa prej tyre janë aksesibiliteti i përmirësuar, shfletimi i shpejtë, integrimi i Windows Hello dhe mbështetja për tastierat.

Versionet e Canary dhe Developer janë dizajnuar vetëm si instalimi 64-bit për Windows 10 dhe Microsoft ka planifikuar mbështetjen për Windows 8, Windows 7 dhe macOS në të ardhmen. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 09.04.2019, 10:25 | L.E. | 348 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."