Ne jemi sfera greke e interesit
opinion
Ne jemi sfera greke e interesit

Ne jemi sfera greke e interesit

Shkruan: Denko Maleski

 
Me dështimin ndërkombëtar të sponsorizuar simultan të nacionalizmit maqedonas dhe grek, janë krijuar kushte që të mbyllet plaga midis dy shteteve, e cila rrezikonte të qelbëzohej dhe ta infektojë të gjithë trupin e Ballkanit. Në debatin e brendshëm, përfundimisht, rryma e dobët liberale e cila angazhohet për kompromis e fitoi statusin e barabartë me atë të nacionalistëve. Për fat të keq, jo falë vetëdijes së rritur tek popullata apo tek politikanët, por si pasojë e asaj që vizioni nacionalist maqedonas për atdheun e ndarë, shtet të cilin nuk e kishim, ndërsa ka qenë i ndarë prej fqinjëve, u thye në copëzat e realitetit. Por, duke e injoruar këtë realitet, këtu janë nacionalistët që vazhdojnë t’i flasin popullit atë që ai e dëgjon për të paktën një shekull: për padrejtësitë e reja të cilat i janë shkaktuar. Për tregime të tilla, publik ka gjithmonë. Prandaj, të mos na habit rrjedha e debatit presidencial. Nacionalistët maqedonas nuk mundeshin të gjejnë përfaqësues më të mirë se profesoresha e Drejtësisë e cila me ngulm flet për padrejtësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare që i është bërë Maqedonisë. Atë është duke e bërë, pavarësisht se kjo pozitë është në kundërshtim me të gjithë përvojën historike të njerëzimit, e cila tregon se marrëdhëniet ndërkombëtare janë të pandjeshme ndaj drejtësisë dhe i japin përparësi stabilitetit, radhës dhe parashikueshmërisë. Po mendohesha: kur me të vërtetë do t’i kuptonim gjërat ashtu siç janë në të vërtetë në realitet, nacionalistët maqedonas do ta kuptonin se ajo për të cilën protestojnë, emri, gjuha, identiteti është asgjë lidhur me atë që në të vërtetë ka ndodhur me shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare reale. Shteti ynë, i ngujuar me dekada në nacionalizmin e tij, duke mos arritur t’i bashkohet botës moderne u bë faild state dhe captured state, kualifikimet më të tmerrshme për një shtet evropian.

Do të jem brutalisht i vërtetë: në një moment të qeverisjes dhe regjimit autokrat dhe të korruptuar të pushtetit të kaluar të nacionalistëve maqedonas, shtetit tonë i skadoi koha. Duke u treguar si i paaftë për ta drejtuar veten, ai “iu dha” Greqisë. Shakaja në shtypin grek se Greqia e ka përvetësuar Maqedoninë e Veriut, duket simpatike, por e vërteta është kjo që e thashë. Marrëveshja e Prespës është edhe marrëveshje për partneritet strategjik. Rëndësia e zakonshme e termit partneritet strategjik është bashkëpunim në mbrojte dhe siguri, duke mbuluar edhe sfera të tjera të shumta nga sferat e tjera të arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit por edhe në marrëdhëniet ekonomike, duke e përfshirë tregtinë, investimet dhe sektorin e bankave. Nëse botën e shohim me sytë e realistëve politikë dhe jo me ata të juristëve, kjo është oferta e forcave të mëdha perëndimore të cilën Greqia nuk mundej ta refuzojë dhe e cila e përshpejtoi vendimin me problemin me emrin, pasi nëse e refuzonte do ta rrezikonte sigurinë e saj. Shteti i dobët i paaftë për t’u drejtuar në mënyrë demokratike (20.000 biseda të përgjuara do të thotë edhe paaftësim afatgjatë i demokracisë, ngjarjet e Kumanovës të cilat mund të ishin hyrje në luftën etnike, gjyqësi e dobët dhe kulturë e pandëshkueshmërisë dhe të gjitha të tjerat), e shpërndau shtetin dhe krijoi vakum të fuqisë i cili, me kohë, mund të plotësohej me fuqinë e Bullgarisë dhe të Shqipërisë. Dhe ja paradoksi.

Duke i pasur parasysh marrëdhëniet e ndërlikuara të cilat lidhen me kombin të cilat i kemi me Bullgarinë, kjo zgjidhje me Greqinë është në dobi të ruajtjes së veçantisë së kombit dhe gjuhës maqedonase, dhe jo, siç mendojnë nacionalistët kundër kombit dhe gjuhës. Vetëm zgjidhja e problemit me Greqinë nuk i hapi portat e Perëndimit në aleancat e së cilave e fituam mundësinë të prosperojmë si komb dhe shtet i veçantë. Depërtimi i fuqishëm i ndikimit bullgar në shtetin tonë, nga ana tjetër mundej ta shkrijë kombin tonë si qiri, ndërsa ai i Shqipërisë, ta prishë baraspeshën e brendshme etnike. Prandaj, e dinte saktë se çfarë flet ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Koxijas, kur opinionit të tij, para ca kohësh i tha se më mirë që është zgjidhet kontesti dhe të përhapet ndikimi grek në Maqedoninë e Veriut sesa ndikimi i vendeve të tjera përreth, duke e përfshirë edhe Turqinë. Këtë e përsëriti para ca netësh edhe kryeministri Cipras. Të menduarit strategjik të atyre që e mbajnë kornizën e rregullit ndërkombëtar, të forcave të mëdha perëndimore, por edhe të të gjithë atyre të cilët dinë të mendojnë në këtë mënyrë është se kjo është rruga më e sigurt për afirmimin e shtetit dhe kombit të ri maqedonas, që do të vazhdojë ta kthejë rrotën e historisë përpara dhe jo mbrapa. Për fat të keq, të menduarit strategjik në politikën e Maqedonisë edhe nuk ekziston. Ekziston logjika e së drejtës dhe drejtësisë cila asgjë në esencë nuk shpjegon në një botë në të cilën mbisundojnë interesat dhe fuqia. Logjikë e cila nga Maqedonia e Veriut bëri sferë greke të interesit ndërsa nëse së shpejti fiton sërish në zgjedhje do ta shtyjë vendin në një krizë të paparë deri më tani.

Mendimi politik dhe jo ai juridik më ndihmoi nëpër vite të mendoj në mënyrë strategjike dhe ta kuptoj botën siç është dhe jo ashtu siç dëshirojmë të jetë. Me ndihmën e këtij mendimi e dija saktë se si do të përfundojë kontesti me Greqinë që para tridhjetë vitesh dhe prandaj vazhdimisht kam alarmuar, shkruar dhe folur, siç di saktë siç do të përfundojë kontesti me Bullgarinë, gjatë disa viteve para nesh. Në mënyrë të zëshme kam paralajmëruar pasi roli i intelektualit, i privilegjuar të lexojë dhe të mendojë është të jetë vrojtues i terreneve politike të rrezikshme dhe të panjohura dhe t’i thotë popullit dhe politikës, çfarë i pret aty ku prek mendimi i shumicës. Dhe ta thotë të vërtetën, pavarësisht asaj sa është e hidhur dhe cili është çmimi personal, i cili sot, për fat matet vetëm me humbjen e privilegjeve të cilat dalin prej marrëdhënieve të mira me pushtetin.

 
Marrë nga Inbox7.mk

© ZHURNAL 09.04.2019, 10:43 | Xh.I. | 2,631 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."