Reçel limoni
receta
Reçel limoni

Reçel limoni

Përbërësit

2 kg sheqer

2 kg limon

2 bishtaja vanilje

2 karafila

1 filxhan çaji me ujë

 

 

Udhëzimet

HAPI 1

Grijmë lehtë me rénde lëkurën e limonëve, derisa t’u hiqet cipa e verdhë që të mos e hidhërojë.

HAPI 2

Më pas i presim limonët hollë, pa forma të caktuara, dhe i shtypim pak me duar që t’u dalë lëngu (për reçelin nuk do të përdorim lëngun).

HAPI 3

I kullojmë dhe i vendosim copat e limonëve në tenxheren ku do t’i ziejmë. Shtojmë në të sheqerin, vaniljen, karafilin, ujin dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën më të ulët për 3 orë.

HAPI 4

E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E vëmë sërish në zjarr shumë të ulët ditën tjetër, derisa të trashet./renatomekolli.com

© ZHURNAL 09.04.2019, 11:05 | L.E. | 1,395 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."