Qytetarët i thanë PO orëve të dorës TACT. Për një kohë të shkurtë janë shitur mbi 100 produkte
ekonomi
Qytetarët i thanë PO orëve të dorës TACT. Për një kohë të shkurtë janë shitur mbi 100 produkte

Qytetarët i thanë PO orëve të dorës TACT. Për një kohë të shkurtë janë shitur mbi 100 produkte

Për më pak se një muaj në treg, orët e dorës TACT tani mund t’i hasni në tërë Maqedoninë dhe më gjerë. Kështu të paktën thonë nga TACT kompania për orë dorë, të cilët janë brend i ri në tregun e Maqedonisë.

Ata thonë se qytetarët u kanë thënë: PO, produkteve të tyre. “Deri tani janë shitur mbi 100 orë nga të gjitha modelet. Elegancën, fuqinë dhe freskinë të cilën me vete e posedojnë TACT orët e dorës, kontribuon që të jenë të pëlqyer nga qytetarët. Edhe më shumë, fakti që orët janë prodhime vendore, duket se është motiv shtesë që blerësit të kthehen sa më shumë kah TACT orët e dorës”, thonë nga kompania TACT.

Sipas tyre, ata janë të fokusuar në kualitetin poashtu edhe në dizajnin elegant të orëve.

Përkujdesi për klientët është në radhë të parë. Nëse ata janë të kënaqur me prodhimin tonë, atëherë kënaqësia jonë është edhe më e madhe. Në periudhën e ardhshme do të pasojnë befasi të mëdha për klientët tanë. Jemi këtu çdoherë me ideja dhe oferta të reja. Këtu do të jemi për ju”, thanë nga TACT.

© ZHURNAL 09.04.2019, 21:03 | B.M. | 1,779 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."