Florim Zendeli kërkon mbështetje ndaj serbit, Rajiç
sport
Florim Zendeli kërkon mbështetje ndaj serbit, Rajiç

Florim Zendeli kërkon mbështetje ndaj serbit, Rajiç

Me 8 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2” ky organizator është shoqata humanitare – ICF në krye me organizatorin Mustaf Kicaj dhe promotorin shqiptar, Avdyl Salihu.

Ky i fundit i ka bërë ftesë edhe talentit kërçovar, Florim Zendeli, i cili po shënon vetëm fitore në MMA. Trajneri dhe menaxheri i tij, Valdet Bajrami ka pranuar ftesën dhe tani më ka filluar përgatitjet intensive për të shënuar fitoren e radhës.

“Para 1 jave kam pranuar ftesë nga promotori i eventit në Zvicër Avdyl Salihu dhe me kënaqësi e kam pranuar të njëjtën. Tani më kemi filluar me përgatitjet për këtë gallë dhe shpresojmë se do të arrijmë fitoren e tretë me radhë. Përballë Florimit do të jetë serbi, Djordje Rajic i cili njihet si një kundërshtar i papërshtatshëm por ne nga tani kemi taktikën tonë dhe besojmë shumë se do të funksionoj. Apeloj nga tani që të kemi mbështetje për këtë ndeshje dhe në fund të gjithë ti gëzohemi triumfit të Florimit”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Bajrami, duke shtuar se të gjithë ata që dëshirojnë të rezervojnë tiketa mund ta kontaktojnë  nga tani sepse të njëjtat i ka të limituara.  

Ndryshe, stafi i “Wolfs Arena” ku president  është Valdet Bajrami, ka vendosur që një përqindje nga tiketat e shitura do shkoj edhe nw ndihmw pwr persona me nevoja në Maqedoni, pasi vet eventi i organizuar në Winterthur ka qëllimin e njejtë.

© ZHURNAL 10.05.2019, 10:34 | A.A. | 5,268 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."