Sallatë me bukë të ndenjur
receta
Sallatë me bukë të ndenjur

Sallatë me bukë të ndenjur

Përbërësit 

1 bukë e ndenjur e vogël

2 domate

1 trangull

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

1 qepë e kuqe

20 gjethe borziloku

1 thelpinj hudhre

½ lugëz mustardë

3 lugë gjelle uthull

½ filxhan vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

 

Udhëzimet

 

Hapi 1 

Ngrohini disa lugë vaj ulliri në tigan dhe në të skuqeni bukën e ndenjur e pak të kriposur.

 

Hapi 2 

Pritini domaten, trangullin, specat, qepën e borzilokun.

 

Hapi 3 

Në një enë të madhe bashkojini perimet me bukën e skuqur.

 

Hapi 4 

Në një enë të vogël rrahini bashkë vajin e ullirit, uthullën, hudhrën e grirë imët dhe mustardën.

 

Hapi 5 

Këtë masë përziejeni mirë e hidheni mbi sallatën me bukë e perime.Ju bëftë mirë.

© ZHURNAL 10.05.2019, 11:29 | L.E. | 803 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."