Mish viçi me salcë djathi
receta
Mish viçi me salcë djathi

Mish viçi me salcë djathi

Përbërësit:

500-600 gr mish viçi shumë i butë,

200 g djathë Gorgonzola,

150 g Mascarpone,

1 lugë gjalpë,

kripë, piper.

Përgatitja: Është shumë e rëndësishme që mishi të pritet në feta të vogla shumë të holla (ashtu siç pritet për Carpacio).

Në një tigan të madh, tresim një lugë të madhe gjalpë, shtojmë mishin, e spërkasim me pak kripë dhe e lëmë në zjarr duke e përzier herë pas here me lugë druri.

Kur mishi të jetë zbutur dhe të ketë marrë pak ngjyrë, shtojmë Mascarpone-n me lugë dhe Gorgonzola-n të prerë në copa të vogla.

E përziejmë me lugë druri dhe pas 1-2 minutash e heqim nga zjarri.

E shërbejmë menjëherë me oriz të bardhë ose sipas dëshirës./Living

© ZHURNAL 10.05.2019, 13:31 | L.E. | 868 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."