Cooler Master lanson tastierën e parë për gejming Bluetooth RGB
teknologji
Cooler Master lanson tastierën e parë për gejming Bluetooth RGB

Cooler Master lanson tastierën e parë për gejming Bluetooth RGB

Cooler Master e prezantoi tastierën e vet mekanike SK621, e cila paraqet tastierën e parë të kompanisë për gaming me Bluetooth. Modeli i kombinon tastet cilësore me një trup minimalist, por rezistent, shkruan Overclock3D.

Edhe pse tastiera mbështetet nga ndriçimi RGB, ajo është delikate dhe ju mundëson ta përdorni si në mjedisin shtëpiak ashtu edhe në punë. Për ta ruajtur një format të vogël të tastierës, Cooler Master ka përdorur switchët Cherry MX Low Profile, të cilat paraqesin modele relativisht të reja në botën e tastierave mekanike, shkruan KOHA Ditore.

 

Cooler Master SK621 ka dizajn 65-key dhe i ofron deri në 14 orë jetëgjatësi pune përmes baterisë kur përdoret ndriçimi RGB. Kur ndriçimi çaktivizohet, jetëgjatësia e baterisë është deri në katër muaj. Ndriçimi i tastierës mund të kontrollohet përmes portal softuerit të kompanisë. Tastiera mbushet nëpërmjet portit USB Type-C dhe ekziston edhe modi opsional nëpërmjet kabllos për kontroll direkt.

Tastiera SK621 aktualisht është në dispozicion në treg dhe shitet me një çmim prej 120 dollarësh.

© ZHURNAL 10.05.2019, 11:54 | L.E. | 633 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."