Sarri mohon kthimin në Serie A: Premierliga është në një tjetër nivel
sport
Sarri mohon kthimin në Serie A: Premierliga është në një tjetër nivel

Sarri mohon kthimin në Serie A: Premierliga është në një tjetër nivel

Maurizio Sarri ka siguruar finalen e parë në karrierën e tij, atë të Europa league-s, pas suksesit që arriti Chelsea ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Në finale tashmë do të jetë një derbi londinez me Arsenalin. Kjo arritje e ka kënaqur pa masë trajnerin italian, i cili është shprehur entuziast që karriera e tij është zhvendosur në Angli.

Koment që hedh poshtë çdo deklaratë pakënaqësie të bërë prej tij më pare. Sarri e ka cilësuar futbollin në Premier League “të një niveli tjetër”, një futboll që, “pavarësisht se luan shumë ndeshje në një sezon të vetëm, të jep adrenaline”.

Kjo deklaratë, në njëfarë mënyre, mbyll dhe çdo diskutim për ta riparë Sarrin në Serinë A, madje vete tekniku e pranoi se për momentin nuk do të kthehet.

Më pas Maurizio Sarri komentoi edhe finalen e Bakusë përballë Arsenalit. Numri një i stolit të bluve të Londrës u shpreh se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë ndaj “Topçinjve” dhe sigurisht që skuadra do të ketë kohë të mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë. /Supersport/

© ZHURNAL 10.05.2019, 16:02 | Xh.I. | 1,399 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."