Dokumentohet përfshirja e shërbimit sekret rus në Grushtin e shtetit në Malin e Zi
opinion
Dokumentohet përfshirja e shërbimit sekret rus në Grushtin e shtetit në Malin e Zi

Dokumentohet përfshirja e shërbimit sekret rus në Grushtin e shtetit në Malin e Zi

Nga Shqipe Xoxi, redaksionale/

Gjykata e Lartë në Podgoricë i shpalli fajtorë të 14 personat e akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u dënuan në mungesë me 15, përkatësisht 12 vjet heqje lirie. Ish shefi i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç u dënua me tetë vjet, Predrag Bogiçeviç me 7 vjet, Nemanja Ristiç me 5 vjet heqje lirie, ndërsa dy udhëheqësit e opozitës Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç me nga 5 vjet heqje lirie.

Trupi gjykues i drejtuar nga Suzana Mugosha, dënoi Branka Miliçin me tre vjet heqje lirie, Dragan Maksiçin me një vit e 9 muaj, Milan Dushiç dhe Mihailo Çaxhenoviç u dënuan me nga një vit e 6 muaj dhe Kristina Hristiç u dënua me një vit heqje lirie me kusht.

Padyshim, edhe pse pas 3 vitesh më në fund Drejtësia u arrit: Vendimi i datës 9 Maj 2019 i dha fund përfundimisht pa ndëshkueshmërisë së veprimeve armiqësore ndaj një shteti Sovran si Mali i Zi. Disa ditë më parë në faktor.al kolegu, profesori i nderuar Kristo Muzaka, bëri një panoramikë të ngjarjeve që tronditën opinionin publik evropian, në kohë paqe.

“Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”, tha kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha.

Autoritetet malazeze thonë se nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Edhe pse në mungesë vendimi i gjykatës malajzeze i jep fund një debati joreal mbi përgjegjësit e grushtit të shtetit dhe në një botë të lirë secili nga ne duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta.

E vërteta vonon por nuk harron, kështu mund ta përkufizoj grushtin e shtetit të 2016 ku u përfshinë mekanizma agresiv për të rrëzuar sistemin demokratik qeverisës malajzez si pasojë e një operacioni të mirë orskestruar nga Moska dhe të dirigjuar nga zyrtarë të Shërbimit sekrete të ushtrisë i njohur si GRU.

Popullsia malazeze mezi e priti këtë vendim i cili vendosi përfundimisht para përgjegjësisë autorët dhe organizatorët e këtij sulmi por fatkeqësisht jo ideatorët dhe financuesit e tij, të cilët janë larg në Kremlinin e ftohtë duke përgatitur sulmin e radhës.

Reagimi i strukturave të Malit të Zi dëshmojnë qartë se edhe pse sulmet të tilla janë të mirë organizuara, e financuara fuqimisht, nuk mund të jenë të padukshme dhe nuk mund të jenë të pandëshkueshme.

A do të jetë ky akti final dhe ndalimi i Moskës nga këto përqasje agresive ndaj vendeve të Ballkanit? Edhe për më optimistët kjo ka pak gjasa të ndodhë- pasi makineria propaganduese e Kremilinit është futur në errësisë dhe në vend të parë janë armet-grushtet e shtetit me të vetmin qëllim: Krijimi i Kaosit në Ballkan dhe në të gjithë botën.

© ZHURNAL 10.05.2019, 18:50 | B.M. | 2,572 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."