​​Enver Hoxhaj: Serbia është një vend luftënxitës
kosova
​​Enver Hoxhaj: Serbia është një vend luftënxitës

​​Enver Hoxhaj: Serbia është një vend luftënxitës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj paradës së ushtrisë serbe të mbajtur në Nish, ku janë ekspozuar armë ruse.

Ai ka pohuar se kjo është dëshmi e qartë se Serbia nuk është një vend që dashuron paqe, por një komb luftënxitës.

“Vuçiq po luan një lojë të rrezikshme. Ai mblodhi kriminelë të luftës në Nish, në paradën ushtarake me armë ruse pranë kufirit tonë. Ky nuk është vetëm një kërcënim kundër Kosovës, por kundër të gjitha fqinjëve. Është dëshmi e qartë se Serbia nuk është një vend që dashuron paqe, por një komb luftënxitës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./KosovaPress/

© ZHURNAL 10.05.2019, 22:45 | T.E. | 518 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."