Ramadani: Turpi i Paradës Ushtarake në Nish nuk mund të mbulohet assesi
kosova
Ramadani: Turpi i Paradës Ushtarake në Nish nuk mund të mbulohet assesi

Ramadani: Turpi i Paradës Ushtarake në Nish nuk mund të mbulohet assesi

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se turpi i paradës ushtarake e cili është mbajtur në Nish të Serbisë nuk mund të mbulohet assesi.

Ramadani ka pohuar se Vladimir Lazareviç i dënuar për krime lufte nuk ishte i vetëm në paradë. Ai ka shtuar se prania e tij në paradë dhe nderimi që i është bërë është mesazh kërcënues për fqinjët në rajon.

Në reagimin e bërë në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia është e njëjta sikur në vitet e 90-ta.

” Turpi në një Paradë Ushtarake të sotme në Nish nuk mund të mbulohet assesi. Një kriminel lufte i dënuar nga instancat ndërkombëtare, sikurse Vladimir Lazareviç, nuk ka qenë i vetëm në atë maskaradë.
Në të vërtetë, prania dhe nderimi ndaj tij është një mesazh kërcënues për fqinjtë në rajon. Mesazh që thotë se Serbia është po ajo e njëjta e viteve të 1990-ta. Trup. Kjo nuk është e ardhmja e rajonit Ballkanik. Ndryshimi i mentalitetit është krejt rrugë tjetër”.

Ndryshe në paradën ushtarake të mbajtur në Serbi kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus.

© ZHURNAL 10.05.2019, 23:43 | T.E. | 4,209 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."