Hadërgjonaj tregon pse e zgjodhi Kosovën
sport
Hadërgjonaj tregon pse e zgjodhi Kosovën

Hadërgjonaj tregon pse e zgjodhi Kosovën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, të enjten ka vendosur ta lërë Përfaqësuesen e Zvicrës për ta përfaqësuar Kosovën. Futbollisti i skuadrës së Premier Leagues angleze, Huddersfieldit, ka zbuluar në një intervistë për “Sportin në KTV”, se kontaktet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë nisur dy vjet më parë. Ai shpreson se do të debutojë qysh në ndeshjet e qershorit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Hadërgjonaj, tutje, ka shtuar se vendimin për të luajtur për Kosovën e ka pasur gjithmonë në kokën e tij.

Mbrojtësi 24-vjeçar që ka luajtur për të gjitha grupmoshat dhe një ndeshje me ekipin e parë të Zvicrës, ka theksuar se ka qenë shikues i rregullt i Kosovës dhe për ekipin ka lëvdata.

Kualifikimi në Euro 2020 për Hadërgjonajn, do të ishte e arritur e madhe për Kosovën.

Ai foli edhe për ndeshjet e radhës të Kosovës dhe më e veçanta, siç thotë ai, do të jetë ndaj Anglisë në Southampton.

Florent Hadërgjonaj është pjesë e Huddersfieldit, skuadër që ka rënë nga Premier League.

Por, ai beson se edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez apo në ndonjë ligë të fortë evropiane.

Në të kaluarën, Hadërgjonaj ka luajtur edhe në elitën e futbollit zviceran me Young Boysin, dhe në Bundesligën gjermane me Ingolstadtin.

© ZHURNAL 10.05.2019, 09:22 | Z.H. | 438 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."