Një udhëtar në autobus i lënduar rëndë në 9 aksidente në Shkup
kronika
Një udhëtar në autobus i lënduar rëndë në 9 aksidente në Shkup

Një udhëtar në autobus i lënduar rëndë në 9 aksidente në Shkup

 Shkup 10 maj- Një udhëtar në autobus është lënduar rëndë në një aksident nga gjithsej 9 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në 6 aksidente rrugore 7 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa në 2 aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.  

Nga MPB Shkup informojnë se policia rrugore ka sanksionuar 13 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 6 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shoferë nuk ka dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, një shoferë për reshtim të ndaluar,3 drejtues nuk kanë mbajtuar kasketë mbrojtëse si dhe 11 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

Nga trafiku janë përjashtuar edhe 12 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, dy shoferë fillestar dhe 12 automjete të paregjistruara. 

Janë hasur 84 automjete të parakuara në mënyrë joligjore, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 69 automjete.

© ZHURNAL 10.05.2019, 09:48 | L.E. | 1,284 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."