Krepa me mollë
receta
Krepa me mollë

Krepa me mollë

Përbërësit

 

300 gr miell

300 ml qumësht

2 vezë

2 molla të grira në rende

60 gr gjalpë të shkrirë

1 pluhur pjekurinash

2 sheqer vanilje

1 lugë mjaltë

kanellë

pak kripë

Udhëzimet

Hapi 1

Në një enë bëjini bashkë miellin, pluhurin për pjekurina, vezët, sheqer vaniljen, kripën dhe qumështin.

 

Hapi 2

Duke trazuar të gjithë përbërësit krijoni një brumë të butë.

 

Hapi 3 

Në fund shtojani edhe mollët e grira në rende, mjaltën e kanellën.

 

Hapi 4 

Brumin vendoseni në tavën e parangrohur dhe piqeni në të dyja anët derisa të marrë një ngjyrë të artë.

 

Hapi 5 

Krepat e pjekura, sipas dëshirës, mund t’i spërkatni me sheqer pluhur dhe t’ishërbeni me fruta të freskëta ose recel.Ju bëfshin mirë./meshije.com

© ZHURNAL 01.05.2019, 10:14 | L.E. | 892 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."