ABT përforcon Audi RS3 Sportbackun në 500 kuajfuqi
auto
ABT përforcon Audi RS3 Sportbackun në 500 kuajfuqi

ABT përforcon Audi RS3 Sportbackun në 500 kuajfuqi

Ndërsa Audi RS3 Sportback standard është me kapacitet prej 400 kuajfuqi, kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABS Sportsline, motorin e këtij modeli 2.5-litër Turbo e ka përforcuar në 500 kuajfuqi.

Tani, RS3 Sportback shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 299 km/h, transmeton Koha.net. Ndër të tjera, ABT për këtë RS3 Sportback ka zgjedhur edhe amortizatorët e rinj, sistemin e ri të frenave, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, rrotat prej 19 dhe 20-inç, si dhe interier të modifikuar, i cili vjen me disa elemente nga fibra të karbonit, logon “ABT” te mbajtësit e kokës, etj.

© ZHURNAL 11.05.2019, 11:32 | L.E. | 843 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."