Sallatë pule me makarona
receta
Sallatë pule me makarona

Sallatë pule me makarona

Përbërësit

500 gr makarona

500 gr Gjoks pule

500 ml majonez

200 ml ajkë të thartë/shtalpë

100 gr tranguj turshi

1 lugëz mustardë

kripë dhe piper i zi

 

Udhëzimet

 

Hapi 1 

Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim dhe kullojini.

 

Hapi 2 

Gjoksin e pulës skuqeni në pak vaj e më pas priteni në kube ose shirita, varësisht si doni.

 

Hapi 3 

Trangujt pritini dhe bëjini bashkë me makaronat dhe gjoksin e pulës.

 

Hapi 4 

Majonezën rraheni bashkë me shtalpën e mustardën e më pas shtojeni tek sallata dhe përziejini mirë të gjitha.

 

Hapi 5 

Para servimit, sallatën ftoheni në frigorifer./meshije.com

© ZHURNAL 11.05.2019, 13:52 | L.E. | 1,601 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."