Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”
kulture
Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”

Përurohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”

Nën organizimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, e përkrahur nga zyra e kryetarit të kësaj komune, është bërë përurimi i librit “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, i autorit Dr.Islam Lauka,  ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.

Në këtë përurim, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur edhe autori, i cili ka bërë falënderime për organizimin e përurimit të librit.

Po ashtu në Deçan, gjatë përurimit të librit të Islam Laukës, është nderuar me dekoratën e Kryetarit të Nderit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, profesori i njohur i historisë, Selim Lokaj.

 

© ZHURNAL 11.05.2019, 11:57 | L.E. | 819 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."