RAST SOCIAL Rrëfimi i nënës nga Peja: Ka ditë që fëmijët mbesin pa ngrënë bukë
kosova
Rast social Rrëfimi i nënës nga Peja: Ka ditë që fëmijët mbesin pa ngrënë bukë

Rast social Rrëfimi i nënës nga Peja: Ka ditë që fëmijët mbesin pa ngrënë bukë

Një familje në qytetin e Pejës po jeton me kushte të vështira ekonomike. Kimete Muriqi e cila jeton vetëm me 60 euro të ardhura, tregon për T7 se ka ditë që ajo dhe fëmijët e saj mbesin pa ngrënë.

Jetojnë me një pension prej gjashtëdhjetë euro. Paratë që i marrin nuk i mjaftojnë për t’i kryer as nevojat elementare Kimete Muriqit nga Peja.

Kjo familje ka vështirësi në sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjeve, pasi Kimetja ka mbetur e ve para gjashtë viteve me dy fëmijë.

Zonja e shtëpisë thotë se shtëpinë i është ndërtuar nga një organizatë e Zvicrës.

© ZHURNAL 11.05.2019, 21:45 | T.E. | 1,028 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."