Dhunohet Sekretari Organizativ i PD-së, Basha zhvendos turmën te Drejtoria e Policisë
shqiperia
Dhunohet Sekretari Organizativ i PD-së, Basha zhvendos turmën te Drejtoria e Policisë

Dhunohet Sekretari Organizativ i PD-së, Basha zhvendos turmën te Drejtoria e Policisë

Një episod dhune u regjistruar mes Forcave të Ndërhyrjers së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD.

Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.

Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.

Kreu i Partisë Demokratike dënoi dhunën ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Në një fjalim të shkurtër nga selia e PD-së,  Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ftoi protestuesit të zhvendosën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij.

Lulzim Basha: Me urdhër personal të Edi Ramës, është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sekretari Organizativ i PD-së Sait Dollapi, i cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektiët e policisë, ka dalë para gurëve dhe fishekzjarreve. Por me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme, është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që u bëj thirrje të gjithëve ju të nisemi drejt Drejtorisë së Tiranës.

© ZHURNAL 11.05.2019, 22:50 | T.E. | 1,093 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."