Isuzu zbulon modelin special për terrene të vështira, D-Max
auto
Isuzu zbulon modelin special për terrene të vështira, D-Max

Isuzu zbulon modelin special për terrene të vështira, D-Max

Në panairin e veturave në Birmingem, Isuzu ka zbuluar një model special për terrene të vështira të modelit D-Max.

Isuzu ka zbuluar modelin e quajtur D-Max Arctic AT35 Safir, i cili i është nënshtruar një numri të madh të modifikimeve që e bëjnë të duket atë shumë më agresiv se sa modeli standard, transmeton koha.net.

I bërë në ngjyrë blu saphire, rrota të mëdha 17 inç, mbrojtës të rinj nga të gjitha anët e nga brenda me lëkurë të përpunuar ngjyrë të zezë e stemën Sapphire Blue, kjo veturë duket një “bishë” e vërtetë për terrene malore.

Isuzu D-Max Artic AT35 ka motorin turbo-diesel që prodhon 164 kuajfuqi.

Isuzu do të prodhojë vetëm 10 ekzemplarë të D-Max Artic AT35, ndërsa çmimi i tyre fillestar do të jetë 52 mijë euro.

© ZHURNAL 01.05.2019, 18:39 | L.E. | 992 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."