Hapet autostrada elektrike
auto
Hapet autostrada elektrike

Hapet autostrada elektrike

Për herë parë gjermanët do të hapin autostradat me një korsi të dedikuar elektrike, që do të përdoret nga kamionët e transportit të mallrave, që janë edhe lëshuesit më të mëdhenj të sasisë së gazrave në atmosferë.

10 km e para me korsi elektrike janë hapur tashmë në autostradën midis Darmshtadit dhe Frankfurtit dhe u mundëson kamionëve të udhëtojnë me një shpejtësi deri në 90 km/h. Krahas mbrojtjes së mjedisit, një tjetër përfitim për udhëtarët apo kompanitë e transportit është kursimi i karburantit. Sipas përllogaritjeve, një automjet që përshkon 100 mijë km me elektricitet kursen deri në 20 mijë euro karburant.

E ardhmja e udhëtimit në autostrada duket se po shkon gjithnjë e më shumë drejt këtij modeli. Të njëjtin shembull të autostradave elektrike e kanë ndjekur Suedia dhe Los Angeles në Shtetet e Bashkuara.

© ZHURNAL 12.05.2019, 11:00 | L.E. | 5,887 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."