Bukë irlandeze
receta
Bukë irlandeze

Bukë irlandeze

Përbërësit

 

500 gr miell

1 lugëz kripë

1 lugëz sodë bikarbonë

350 ml qumësht

2 lugë gjelle lëng limoni


Udhëzimet

 

Hapi 1

Furrën ngroheni në 200 gradë.

 

Hapi 2 

Qumështin dhe lëngun e limonit bashkojini dhe lërini të pushojnë për 5 minuta.

 

Hapi 3

Miellin, kripën, sodën bikarbonë bëjini bashkë e më pas këtë masë bashkojeni me qumështin.

 

Hapi 4

Do të duhej të përfitonit një brumë pak ngjitës. Sipas nevojës shtoni akoma miell.

 

Hapi 5

Brumin e fituar vendoseni në tepsinë adekuate dhe piqeni në furrën e parangrohur për 20-30 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë.Ju bëftë mirë./meshije.com

© ZHURNAL 12.05.2019, 11:22 | L.E. | 1,771 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."